Përjashtimi i disa ish-deputetëve, Papa: U bë ajo që premtoi Basha

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, në përfundimin e fazës së tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ka përjashtuar disa ish-deputetë, figura të njohura në PD.

Një prej 5 vendimmarrësve të Komisionit, Enriketa Papa preferon të mos flasë me emra per te përjashtuarit por tregon kriteret që emrat e skualifikuar nuk arritën t’i plotësonin.

“Ajo që kemi patur parasysh ka qenë maksimalizimi i votës që mbart në vetvete shumë kritere, eksperienca me strukturat, puna në terren, angazhimi për përfaqësim të mirë në fushatën elektorale, individualizmi, janë një kompleks faktorësh që na bënë të nxjerrim listën me 326 persona”, sqaroi Papa për Report Tv.

Përjashtimi nga gara i emrave të konsideruar shumë pranë lidershipit të PD, për Papën është tregues i qartë se qëllimi për të cilin u iniciua ky proces, u arrit.

“Vendimi i djeshëm suprizë i komisionit është një tregues i të bërit fakt i asaj që u premtua. Decenralizimi i procesit. U bë fakt ajo që premtoi Lulzim Basha që nuk do të përzgjedhë më kandidatët, por është anëtarësia ajo që vendos”, tha Papa.

Papa thotë se qëllimi final i Komisionit ishte të dërgonte në Kryesi një listë fituese.

“Qëllimi final ka qenë një listë fituese me individë dinjitoz, me integritet të lartë profesional, politik, me të rinj siç u pa”, thotë Papa.

Tashmë do të jetë Kryesia e Partisë Demokratike ajo që do të ketë në dorë listën me 326 emra, ndër të cilët do të përzgjedhë 80% të listës finale., ndërsa në 20% të listës kryesia do të ketë të drejtë të përfshijë edhe emra të tjerë, për të siguruar përfaqësimin e të gjitha grupeve të interesit. Lista finale e kandidatëve për deputetë pritet të zyrtarizohet në janar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close