Përjashtimi i Klevis Balliut/ Basha: Mbi votën e anëtarësisë s’ka asgjë, të skualifikuarit s’janë të përjashtuar

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur ditën e sotme për të përjashtuarit nga vota e anëtarësisë, siç ishte për shembull ish-deputeti Klevis Balliu.

Në lidhje me këtë, Basha tha se ky proces nuk nxjerr të përjashtuar, pasi të gjithë i përkasin PD-së.

“Ky është një proces që vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Është një proces që ska të përjashtuar. Vetë ky proces është dizenjuar në një mënyrë të tillë që edhe të skualifikuarit nuk janë të përjashtuar, por pjesë e PD për të qeverisur nesër“, tha Basha.

Procesin e zgjedhjeve në PD, Basha e cilësoi si një festë demokracie brenda partisë, por beteja e vërtetë, shtoi ai, janë zgjedhjet e 25 prillit.

Ushtrova të drejtën time si anëtar në një proces që bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe rajon, vota e anëtarësisë që vendos për përfaqësuesit politik të PD. Procesi kulmon dhe përfundon sot në Tiranë. Shqiptarët duan dhe presin ndryshim dhe ndryshimi vjen nga vota.Është një festë demokracie brenda PD, beteja e vërtetë na pret”, tha kryedemokrati.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close