Përse nuk gjendet punë në Shqipëri? – Të diplomuarit në zanate ndëshkohen nga mungesa e eksperiencës

Mungesa e eksperiencës është një ndër arsyet kryesore se përse të diplomuarit në arsimin e mesëm profesional në Shqipëri nuk e gjejnë veten në tregun e punës. Sipas një raportit të publikuar së fundmi, i mundësuar nga GIZ dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit, rezulton se nga të anketuarit e diplomuar të cilët nuk kanë arritur një vend pune, 54 për qind janë shprehur se nuk kanë eksperiencën e nevojshme.

Në këtë drejtim bizneset shqiptare kanë ngritur disa herë shqetësimin për më shumë praktika profesionale pranë sipërmarrjes për shkak të kostove që ka trajnimi i stafit dhe kohës së nevojshme që kërkon.  Ndërsa 23 për qind prej tyre shprehen se në qytetin apo rajonin ku ata jetojnë nuk ka punë. Po ashtu, 23 për qind e të anketuarve të tjerë japin arsye të ndryshme.  Sipas raportit në Shqipëri shifra e atyre që nuk arrijnë të punësohet pasi marrin një zanat arrin në 20 për qind, apo në raportin 1 me 5. Ndërsa paga neto e të punësuarve në këto degë fillon nga 22 mijë lekë deri në maksimumin prej 50 mijë lekë në muaj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close