Përurimi I afërt, përfundon restaurimi i Mësonjtores së parë shqipe në Korçë

VOTO PS 12 - BLEDI COMO Nr. 8

Mësonjtorja e parë shqipe në Korçë, e njohur ndryshe si Muzeu I Arsimit, pas restaurimit të ndërtesës dhe muzealizimit të brendëshëm është në prag të inagurimit. Ministre e Kulturës Elva Margariti ka njoftuar përurimin së shpejti të muzeut të restauruar.

‘Dukej shumë e largët dita, kur ndërtesa e rrënuar e Mësonjëtores së parë shqipe të kthehej në muzeun e ëndërruar.
Po kthehem nga Korça me ndjesinë e mirë të një pune që po shkon drejt fundit. Ka mbetur edhe pak…Edhe pak ditë nga përurimi…’ ka shkruar ministrja Margariti.

E amortizuar si ndërtesë, godina e Mësonjtores së parë shqipe pësoi dëmtime nga lëkundjet e tërmetit që ra në Korçë dhe nga ky rrezik I shembjes u shpejtua edhe projekti I restaurimit. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare, inagurimi I muzeut të restauruar do të bëhet në datën 7 mars.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com