Pesë të vdekur dhe rekord rastesh të reja me Covid në Shqipëri

 Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 429 numrin total të viktimave të pandemisë në vendin tonë.
Betejën me COVID e kanë humbur një-64 vjeçar nga Elbasani, një 66-vjeçare nga Kurbini, një 73-vjeçare nga Korça, një 81-vjeçar nga Shijaku dhe një 75-vjeçar nga Tirana.
Dita me numrin më të lartë të të infektuarve
Autoritetet thanë se 182 të infektuarit ishin diagnostikuar pas 1055 testesh të kryera (pozitiviteti 17.2%).
Kjo është dita me numrin më të lartë të të infektuarve raportuar nga autoritetet në 7 muaj pandemi.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 61 raste në Tiranë, 19 në Shkodër, 12 në Korçë, 9 në Lushnje, nga 7 raste në Fier, Berat, nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas, nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë, nga 3 raste në Sarandë, Dibër, nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd, nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.
Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15752 raste me koronavirus, prej të cilëve 5648 janë aktivë, prej së cilave 429 janë mbyllur me fatalitete.
90 të shëruar
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 90 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9675.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close