“Pijanecë”/ Manjani lëshon gojën dhe sulmon mjekët që ishin në Itali: Prishës të rregullave të karantinës, Rilindja i quan heronj

I ashpër ish-ministri Ylli Manjani në këtë reagim ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët u gjobitën nga autoritetet italiane për shkak të festës kolektive në hotel, vetëm një natë para mbërritjes në Shqipëri.

Manjani i quan ata ‘pijancë të përnatshëm’ dhe ‘prishës së rregulllave të karantinës’.

“Asnjë surprizë. Siç e parashikuam. Pijanecët e përnatshëm dhe prishësit e rregullave të quarantinës e të qetësisë publike në Itali, Rilindja i quan heronj!!!

Kurse ata që dolën nga shtëpia për të siguruar ushqim apo qoftë dhe çmpirë këmbët apo për t’u shërbyer prindërve, po e njëjta Rilindje i quan kriminelë!!

Kujtoj këtu që për shqiptarët që erdhën na Italia, që nuk pinin alkohol atje u lëshua urdhëri i posaçëm(jo ligji) për t’u gjobitur me 5 000 euro…

Të parët meritojnë shpërblim për çdo gëllënkë alkohol që kanë pirë. Madje meritojnë tua paguajmë ne të tjerët dhe gjobat që kanë marrë atje, për sjelljen e tyre arrogante(e shkrova para 2 ditësh kërë gjë). Domosdo, janë “heronj” ata!

Të dytët meritojnë vetëm dajak e burg-burg-burg!!! Kemi Kodin Penal tani, për cilindo jo rilindas që shkel rregullat edhe kur nuk pi!!!

More po po bëjn shtet e po i lujn fenë”, shkruan Manjani!/ tema

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close