Plas keq sherri mes prindërve shqiptarë, mbetet një i vrarë nga mosmarrëveshja, detajet e rënda

Një person është qëlluar për vdekje mbrëmë në fshatin Gadime të Lipjanit në Kosovë. Ngjarja nisi prej një mosmarrëveshjeje të fëmijëve, por sherri më pas ka ndodhur mes prindërve.

I dyshuari për vrasjen Gj.R. dhe viktima Sh.R. të dy janë të komunitetit ashkalinj. Autori i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin e Policisë në Lipjan.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button