“Po destabilizojnë rajonin”/ Ministri grek kërcënon Turqinë nga Tirana, Rama: Efharisto poli dhe ejvallah

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, zbuloi gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama letrën që i ka drejtuar Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, për konfliktin me Turqinë.

Ministri Dendias tha se i ka kërkuar komisionerit të shqyrtojë menjëherë veprimet e Turqisë në të gjitha dimensionet, madje deri në tërheqjen e unionit doganor.

Por në përfundim të konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama ka falenderuar ministrin e jashtëm në gjuhën greke ” Efharisto poli”, si edhe turqisht “Ejvallah”. Ky falenderim erdhi direkt pas deklaratës së Dendias, ku kritikoi Turqinë duke thënë se po shkatërron stabilitetin në rajon.

“Më vjen keq që fqinji jonë Turqia vijon të shkelë çdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE. Jam detyruar t’i dërgojë një shkresë komisionerit Varhelyi, duke i thënë se Turqia po shkel unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë. Kam kërkuar me keqardhje që të ekzaminojë komisioni të gjitha shkeljet në gjithë dimensionin e tyre, madje deri në tërheqjen e unionit doganor. Kam theksuar edhe veprimet e fundit që janë tepër shqetësuese në Mesdhe. Duhen ndaluar materialet ushtarake, pasi përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë. Ajo që ne duhet të ndërtojmë së bashku, fokusi ynë i përbashkët është që të kemi një të ardhme paqësore të gjithë së bashku. Kësaj të ardhmeje i shërben prezenca ime sot këtu”, tha ministri Dendias.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close