Po Tani? Ky i panjohur si do largohet. (Covid-19)

Dhe befas të troket në derë një i panjohur, që të gjithë e quajnë Covid -19, por nuk arrin dot ta shikosh, sepse ai di vetëm të shtegëtojë, aty – këtu për të gjetur atë që hapur i del të panjohurës dhe forcën vetes nuk ja njeh. Ndërsa ai sorollatet andej – këndej, dhe pret që ashtu siç ju bë ves, ti ngjitet dikujt që shpërfillës u tregua dhe zbuluar i doli të panjohurit, pa e ditur se trimëria, nuk është përballja sy më sy kur nuk e di se me kë do përballesh, por duke ruajtur veten, familjen dhe të tjerët.

Por ku ndodhemi tani? Të heshtur ndjekim me kureshtje, sa ishte numri sot i atyre që dashje pa dashje u përballën me të panjohurin. Ky i panjohur që anë e mbanë botës po shkon, dhe askush dot spo e shikon. Vallë ç’të jetë? Dikush beson atë që dëgjon. Dikush thotë atë që beson. Por çfarë të dëgjosh dhe cfarë të besosh?
Është diçka natyrore thonë, e kanë shpikur vetë thonë, dhe emrin vet ja thonë Covid -19. Dhe ja se ndodhi nga natyra, po nga natyra duhet të largohet, dhe ja se ndodhi nga njeriu nga njeriu duhet të largohet.
Dhe nëse ndodhi nga natyra, për të gjithë duhet të jetë njësoj, ska përse të përzgjedhë, cili është më i dobët! Por nëse ndodhi nga njeriu vallë, përse?

Megjithëse kjo periudhë, duhet të jetë për të gjithë reflektim. Të analizojnë gjithçka kanë bërë dhe skanë bërë? Çfarë kanë bërë mirë dhe çfarë gabim? Ku kanë gabuar? Çfarë do bëjnë pas kësaj periudhë? Mbasi ta keni bërë këtë gjë, atëherë do ndiheni më mirë me veten.
Por mos mendoni përsëri si të pasuroheni. Si të mbushni xhepat me para, si të gjeni shtigje për të fituar.
Një këshillë, jetojeni jeten duke pasuruar shpirtin… Jetojeni jetën sikur të jetë e vetmja gjë që tashmë ju ka mbetur…
Punoni me vullnet, punoni me ndershmëri.
Ah po, lexoni libra, çfarë t’ju pëlqejë juve më shumë. Mos mendoni si të fitoni para duke lexuar, më besoni do zhgënjeheni! E dini pse, sepse nuk duhet aspak tja lejoni vetes, që të mësoni mënyra si të pasuroheni. Duhet të dini se ajo që do fitoni nga leximi është shumë herë me e madhe nga ç’mendoni, do fitoni veten tuaj dhe do pasuroni shpirtin tuaj. Do mbushni mëndjen dhe zemrën tuaj me mirësi.
Prandaj le ta shohim jetën si një ujëvarë që natyra e ka çuar atje ku dora e njeriut vështirë të arrijë.

/K.A

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close