Pogradec- Çelet sezoni turisti/Pogradecarët sfidojnë pandeminë.


Është çelur sot sezoni turistik 2020-2021 në të cilin morën pjesë dy ministrat e qeverisë Rama, Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi. Të pranishëm ishin dhe personalitete të artit dhe të sportit Pogradecar.


Kryebashkiaku Xhakolli prezantoi risinë e këtij viti turistik, ku mbi të gjitha turistët do të kenë mundësi të prekin gjatë shëtitores dhe Katër mijë trëndafila më shumë se vitet e tjera.

Turistët vendas dhe të huaj këtë vit turistik do të kenë mundësinë të lundrojnë me varkën Lyhnidas përgjatë vijës bregliqenor. Ministri Shalsi bashkë me kolegun Klosi shpërndanë çertifikata për sipërmarrësit më të suksesshëm të kulinarisë.

Edhe pse dy ditët e fundit Pogradeci hyri në hartën e kuqe, për shkak se janë konfirmuar 7 persona me Covid-19, nuk e ndaloi që dita e sotme të kthehet në një ditë festive, në të cilën si asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë pjesmarrës nga personalitetet e qeverisë, Prefekturës, Bashkisë, Artit, Sportit etj.
Vlen për të theksuar që Kryebashkiaku Xhakolli e ka transformuar imazhin e shëtitores duke shtuar jo vetëm katërmijë trëndafila shumëngjyrëshe por edhe citatet nga poezia e Lasgushit në stolat përballë bashkisë, gjë që i ka dhënë qytetit një pamje ndryshe, ku mund të qetësohesh nga liqeri i kaltër por dhe frymëzohesh nga pejsazhi përrallor që ofron.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close