Pogradec- Hotel Kalaja mirëpret emigrantët për tu vetizoluar për 14 ditë.

Pas hotel Euro Korça është hapur dhe hoteli i dytë në Pogradec ai i hotel Kalasë, për të mirëpritur dhe izoluar emigrantët që hyjnë nga pikat kufitare Kapshticë dhe Qaf Thanë. Pasi hoteli i parë Euro Korça, nuk ka më vende. Në të janë akomoduar 64 persona që do të izolohen për 14 ditë. Njësia e kujdesit shëndetësor ka kryer procedurat e nevojshme dhe nga verifikimet rezulton që deri tani nuk ka asnjë rast me Covid-19. Ndërsa në hotel Kalaja tashmë janë akomoduar 79 emigrantë që do qëndrojnë të izoluar për 14 ditë. Vlen të theksohet se për personat e izoluar në hotel Euro Korça janë marrë masa nga ana e Bashkisë Pogradec për tu siguruar ushqimin për tre vakte.

/K.A

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close