Pogradec/ Kanos efektivin e policisë, arrestohet 46-vjeçari

Kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe i dëmton automjetin me send të fortë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme

 /Shekulli.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com