Pogradec, kreu I Gjendjes Civile thirrje qytetarëve të aplikojnë për rinovimin e kartave të identitetit.

VOTO PS 12 - BLEDI COMO Nr. 8
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj ka bërë thirrje nga Pogradeci që qytetarët të aplikojnë për rinovimin e kartave të identitetit, në mënyrë që të përfitojnë pa pengesa shërbimet në zyrat shtetërore, por edhe të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.
‘Sot jemi në Bashkinë Pogradec së bashku me Kryetarin, të cilin unë dua ta falënderoj për punën e mirë që ka bërë përkundrejt shërbimit që iu ofrojnë qytetarëve në shërbimin e Gjendjes Civile, por edhe në zyrat e aplikimit të kompanisë “Aleat”.
Jemi së bashku për t’u bërë një thirrje, – një thirrje që tashmë nga qeveria shqiptare ka muaj që e ka filluar, – të gjithë atyre shtetasve, të cilët posedojnë një dokument identifikimi, të cilit i ka skaduar afati i vlefshmërisë, të vijnë pranë zyrave të aplikimit. Një procedurë totalisht e thjeshtuar, mjafton dokumenti i vjetër, paraqitja aty së bashku me kuponin dhe në pak sekonda mbarojmë punë, dhe në pak ditë dokumenti ju vjen mbrapsht.
Karta ID apo letërnjoftimi elektronik nuk është thjesht vetëm dokumenti me anë të cilit qytetarët mund të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit, por është i vetmi dokument me anë të cilit mund të përfitojnë shërbime në të gjitha zyrat, jo vetëm të pushtetit vendor apo qendror, por edhe në të gjithë institucionet private që operojnë në bashkinë Pogradec apo më gjerë.
Ne do vazhdojmë të punojmë edhe ditëve të shtuna, jemi këtu, kemi vullnetin, kemi energjitë për t’i shërbyer çdo qytetari, i cili posedon një dokument të skaduar dhe duke i bërë thirrje njëkohësisht për t’u pajisur me dokumentin e ri’ ka thënë Doracaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com