Pogradec: Tenton të vrasë fqinjët, arrestohet 58-vjeçari

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një person, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë fqinjët e tij pas një konflikti.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Buçimas, dy familje fqinje po konfliktoheshin me njëra-tjetrën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec shkuan në vendngjarje ku konstatuan se shtetasi I. H. 58 vjeç kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të I.H dhe bashkëshortes së tij, të cilat i ka fqinj, pas një sherri.
Falë ndërhyrjes të policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

Burimi/Americaneye.al

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close