Pogradeci. Ky thesar natyror magjepsës.

Kur fillon të flasësh për Pogradecin nuk mund të rrish pa përmendur pikën më të fortë, natyrën. Ajri i pastër dhe i freskët të fton në një shëtitje të gjata deri në Drilon parkun natyror dhe oazin natyralist që të ofron një shfaqje përrallore me mjelmat që pasqyrohen nën ujë midis zambakëve të ujit dhe varkave prej druri që mirëpresin turistët. Duket si një pikturë e hershme e shekullit të XIX dhe nuk është e pazakontë të takosh çifte të reja që zgjedhin këtë lokacion për foto dhe kujtime.

Pak kilometra më tutje ndodhet dhe fshati turistik Tushemisht. I cili shquhet për bukurinë natyrore por edhe mikpritjen. Tushemishti karakterizohet nga shtëpi shumë të vjetra, tipike të zonës. Aty gjëndet kisha e Shën Pandelimonit, si dhe shtëpia e teto Ollgës së bashku me bustin, që është krijuar në nder të aktores Violeta Manushi. Karakteristikë e këtij fshati është dhe kulinaria me glikotë, reçelët, tërhanin dhe petkat. Punimet artizanale të bëra nga vet duart e zonjave. Por pa harruar dhe mollët e famshme, starkinkat.

Historia dhe kultura bashkohen në kalanë dhe fshatin turistik të Linit, ku jeta rrjedh ngadalë dhe e thjeshtë, midis gërshetave të qepëve, pirgjeve me fasule dhe një mozaik bizantin i mrekullueshëm në majë të një kodërze me pamje nga liqeni.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close