Pogradeci po “rimerr” turistët e tij fanatikë

Pogradeci duket se po konkurron bindshëm bregdetin shqiptar në këtë fillim sezoni. Natyra, ajri, mikpritja duket se janë faktorët kryesorë që po popullojnë rrugët e qytetit liqenor. Pogradeci po rimerr atmosferën e zakonshme të ditëve të verës, ku qyteti mbushet me vizitorë dhe turistë që vijnë nga vendet e tjera.

Këtë verë, këtij qyteti i është shtuar një risi. Përveç shëtitjeve në pedonalen dhe fshatrat turistike të Pogradecit, një anije është vënë në dispozicion të pushuesve për shëtitje përgjatë bregut të liqenit nga Lini deri në Tushemisht.

Ka qenë pikërisht fluksi i lartë i turistëve që vizitojnë Pogradecin që e shtynë kapitetin e anijes ta zhvendosë mjetin e tij nga bregdeti i jugut të vendit në liqenin e Pogradecit. Në fakt, kjo risi është pëlqyer si nga vizitorët, ashtu edhe nga banorët vendas.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close