Policia në Pogradec merr në mbrojtje dy gra në Buçimas

Rrahu të atin duke qënë person në kërkim, policia merr në mbrojtje edhe dy gra në Buçmias të Pogradecit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Ky shtetas, në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç.
Policia shton se në lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre.