Policia rrugore informon drejtuesit e mjeteve 4+1: Nuk do të lejohet më qarkullimi i tyre jashtë fashës orare të përcaktuar

Policia Rrugore informon dhe këshillon drejtuesit e mjeteve 4 + 1, se nuk do të lejohet më qarkullimi i automjeteve jashtë fashës orare të përcaktuar.

Sipas njoftimit duke filluar nga dita e djeshme, ka një ndryshim për sa i përket lejimit të lëvizjes së automjeteve që përdoren për të shkuar në punë. Lejohen për të shkuar nga banesa në drejtim të qendrës së punës nga ora 5:00 deri 8:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 17:30 për t’u kthyer në banesë.

Policia bën me dije se të gjitha autorizimet e dhëna në funksion të biznesit për mjetet e përdorimit vetjak 4+1 do të përdoren vetëm në destinacionin shtëpi – punë dhe punë – shtëpi. Nuk do të lejohet dhe nuk do të tolerohet në asnjë rast lëvizja e mjeteve 4+1 jashtë kësaj fashe orare në bulevarde, rrugë apo qendra urbane. Nuk do të pengohen mjetet e transportit të mallrave të çfarëdo lloj kategorie qofshin, pra janë të lira për të lëvizur gjatë gjithë kohës.

Sipas Policisë qytetarët të cilët mund të kenë një emergjencë të caktuar shëndetësore, duhet të telefonojnë në numrin 112 ose 129, për të bërë njoftimin e targës dhe të destinacionit ku do të lëvizin në mënyrë që të mos pengohen.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close