Politika Mbledhja e dy qeverive, Rama: Ambicia jonë “heqja” e kufirit

Delegacioni i 

Politika  Mbledhja e dy qeverive, Rama: Ambicia jonë “heqja” e kufirit

Delegacioni i qeverisë së Kosovës ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrat e tij janë pritur nga delegacioni i qeverisë shqiptare në një ceremoni zyrtare.
Pas ceremonisë së pritjes e cila u zhvillua në oborrin e Pallatit të Kongreseve, dy qeveritë ajo e Kosovës dhe Shqipërisë janë ulur në një tryezë të përbashkët.
Gjatë mbledhjes Rama ka mbajtur një fjalë hyrëse, ku ka theksuar rëndësinë e këtyre takimeve.
“Është kënaqësi e posaçme që pavarësisht këtij momenti kaq të vështirë që po kalojmë ne dhe mbarë bota, kufizimi i kontakteve dhe kushtet për takime të afërta janë shumë të kufizuara, arrijmë që ta organizojmë së bashku këtë takim të 6-të ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë këtu në Tiranë, pikërisht në 100- vjetorin e kryeqytetit.
Përpara se të vinim këtu kemi pasur një bisedë miqësore me Kryeministrin dhe kemi rënë dakord që të investohemi së bashku për të çuar përpara një projekt të përbashkët duke filluar sa më parë nga puna për 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, i cili është ende larg në kohë por jo aq larg për të mos menduar qysh sot për një projekt të përbashkët rikualifikimi urban tërësor të qytetit historik të Shqiptarisë.
Ambicia jonë është “heqja” e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të të dyja shteteve të intensifikojnë punën për të mundësuar kontrollin në kohë reale të pikave kufitare, gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbuar asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe kundër çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes”, tha Rama.
Në mbledhje do të nënshkruhen 15 marrëveshje bashkëpunimi, të cilat afrojnë më shumë vendet me njëra-tjetrën.
Ndër marrëveshjet më të rëndësishme janë ajo për zhdoganimin e mallrave që destinacion kanë Kosovën në portin e Durrësit, studimi i fizibilitetit për linjën hekurudhore që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, bashkëpunim në fushën energjetike.
Marrëveshje të tjera do të nënshkruhen në fushën e shëndetësisë, kulturës, çështjeve sociale, arsim, financave.
Ndërkohë në tavolinën që do bëhen diskutimet është vendosur mbishkrimi “Bashkë pa kufij. Në një rajon pa kufij”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close