Porodinë, investohet ujësjellsi

Porodinë, investohet ujësjellsi që 280 familje të kenë 24 orë ujë të pishëm.

Shumë shpejt edhe banorët e fshatit Porodinë do të kenë 24 orë ujë të pijshëm. Ky është premtimi I bashkisë Korçë, e cila përfshin në Njësinë e saj Administrative edhe fshatin Porodinë.

Puna ka filluar me ndërhyrjen tek depoja kryesore e ujit dhe do të vijojë më pas me shtrimin e rrjetit të brendshëm si edhe vendosjen e matsave.

Bashkia e konsideron këtë projekt një tjetër premtim të mbajtur për 280 familje që do të përfitojnë nga ky investim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com