Pozicioni i rrezikshëm në listën e Korçës, flet Xhaçka: S’pretendoj të thyej herësin, ja lidhja e ngushtë që kam me këtë qark

Pozicioni i rrezikshëm në listën e Korçës, flet Xhaçka: S’pretendoj të thyej herësin, ja lidhja e ngushtë që kam me këtë qark

Olta Xhaçkao

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, u zhvendos nga kandidimi në qarkun e Dibrës në atë të Korçës vetëm në momentet e fundit të afatit për depozitimin e listave në KQZ.

Xhaçka zbuloi  në “Real Story” lidhjen që ka me këtë qark, ku tha se origjina e saj dhe fëmijëve të saj është pjesërisht nga Korça.
Pyetje: Pse shpërngulja nga veriu në Korçë?
Xhaçka: Jam në një detyrë të nderuar që e kam pranuar me shumë përgjegjësi dhe jam e privilegjuar. Lëvizja nga qarku i Dibrës në atë të Korçës është shumë e natyrshme. Origjina ime dhe e fëmijëve të mi është pjesërisht nga Korça.
Unë nuk kam shkuar në atë kohë në Dibër për të kandiduar. Në qarkun e Dibrës ka shumë punë që kam bërë gjatë tre viteve, të cilat janë konsoliduar. Rikthimi në Korçë është shumë i natyrshëm, kam folur me kryeministrin.
Pyetje: Pse kjo lëvizje, nuk u ra dakord për diçka?
Xhaçka: Jo, nuk është kjo. Unë nuk kam lidhje familjare me Dibrën, por kam shkuar si e deleguar atje.
Pyetje: Në listën e Dibrës ka kandidatë që u ka dalë meri në përgjime. Kanë lidhje me largimin tuaj?
Xhaçka: Asnjë lidhje. Historia e dosjes së Dibrës ishte e nxitur politikisht, drejtësia po bën punën e vet. Dionisi është një djalë shumë i mirë, nëse do të isha në Dibër do të isha e 3-ta në listë. Edhe në Korçë jam e 5-ta.
Pyetje: Emri i Reme Lalës u zhduk nga lista, përse ndodhi?
Xhaçka: Mund të ketë qenë zgjedhja e saj, unë nuk di ta komentoj këtë gjë, ajo është vajzë e re është vendimi i saj, nuk ka komplot mesa di.
Pyetje: Kandidimi në Korçë pozicion i rrezikshëm?
Xhaçka: Nuk pretendoj të thyej hersin. Nuk është meraku im, meraku im është PS të arrijës një rezultat mës të mirë të mundshëm. Unë mund të kem një favorizim më shumë se të tjerët për shkak të detyrës që kam.
Pyetje: Kodheli i tha Ramës që gara e PS nuk është e barabartë?
Xhaçka: Ne jemi kandidatë për deputetë për të gjithë qarkun e Korçës, kemi një zonë administrative për të nxjerrë më të mirën e asaj zone. Puna e gjithsecilit nuk ka të bëjë me zonën ku do të administrojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com