Pragu elektoral 1% dhe herësi jo më i madh se 10 mijë vota, “Ligjet” miratojnë draftin e ri të PS

Pragu elektoral 1% dhe herësi jo më i madh se 10 mijë vota, “Ligjet” miratojnë draftin e ri të PS

Home  Kryesoret

Pragu elektoral 1% dhe herësi jo më i madh se 10 mijë vota, “Ligjet” miratojnë draftin e ri të PS

Komisioni i Ligjeve miraton në tërësi, pa dakordësinë e PD dhe LSI, por me një pjesë të votave të opozitës parlamentare ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet u miratuan me me 11 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.  Propozimi i ri i deputetit Damian Gjiknuri synon një ulje të pragut për partitë deri në 1%, ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, si dhe herësi nuk do të jetë më i madh se 10 mijë vota.Drafti prej më shumë se 100 faqesh iu dorëzua sot anëtarëve të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, teksa deputetët e opozitës parlamentare akuzuan kolegët e tyre socialistë se nuk e kanë lexuar pasi sot i është bërë me dije.Pas diskutimeve, Ligjet miratuan formulën e re të propozuar nga PS-ja./e.rr

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close