Prapaskenat me listat e hapura dhe koalicionet: Nga zhdukja e aleatëve të Bashës dhe dobësimi i LSI, te bashkëpunimi PS-PD dhe fati i Ilir Metës

Vendimi i mazhorancës për të shkuar te listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore, pritet të sjellë ndryshime të shumta në politikën shqiptare. Zgjedhjet e 2021 janë për “jetë a vdekje” si për kreun e socialistëve Edi Rama, ashtu dhe për atë të demokratëve, Lulzim Basha.

Kush humbet duhet të japë dorëheqjen. Rama e ka në Statut që nëse humbet dorëhiqet, ndërsa Basha do e ketë të vështirë të bindë të vetët përballë një tjetër humbje. Për këtë arsye lufta për pushtet ka nisur që gati një vit para. PS duket e vendosur për të ndryshuar Kushtetutën, duke sjellë lista të hapura dhe heqje koalicionesh. Por kjo skemë duket se do sjellë shumë zhvillime, sidomos në kampin blu.

Gjëja e parë që pritet të ndodhë është që aleatët tradicionalë të PD të dalin jashtë loje, përfshirë këtu dhe Dulen me Idrizin. Duke qenë se do jemi pa koalicione, skema më e mirë për të maksimizuar votat do jetë që aleatët të hyjnë në listat e PD, sikundër ndodhi në 2017.

Por ndryshe nga zgjedhjet e para, kur Mediu, Ndoka, Dule dhe Shehi morën mandate falë ren-ditjes mes të parëve, me lista të hapura do e kenë të vështirë. Demokratët sig-urisht do votojnë kandidatët e tyre dhe jo të partive të tjera. Vetë këto parti nuk i kanë aq vota sa të sigurojnë mandate deputetësh. Pra ndryshimi i Kushtetutës nxjerr jashtë Parlamentit pjesën dërr-muese të aleatëve të PD.

Goditja ndaj LSI

Pavarësisht se PD ka dalë kundër nismës së mazhorancës, faktet tregojnë se PD dhe PS janë dy partitë më të fa-vorizuara nga heqja e koalicioneve. Ajo që e vërteton këtë është një krahasim mes rezultateve të 2013 kur palët ishin në koalicione dhe rezultateve të 2017 kur u shkua në zgjedhje pa koalicione. Në 2013 LSI mori 180 mijë vota dhe përmes tyre 16 mandate deputeti.

Ndër-sa në 2017, mori 228 mijë vota dhe me vështirësi mori 19 mandate deputeti. Nëse shohim PS, në 2013 mori 713 mijë vota dhe 65 mandate, ndërsa në 2017 mori 764 mijë vota dhe 74 mandate. Pra PS me 50 mijë vota më shumë mori gati 10 mandate më shumë. Ndërsa LSI me po 50 mijë vota më shumë, mori 3 mandate shtesë. PD në 2013 mori 528 mijë vota dhe 50 mandate, ndërsa në 2017 mori shumë më pak vota, 456 mijë dhe mori 43 mandate. Nëse PD do ishte në koalicion do kishte marrë nën 40 mandate. Pra duke qartë se dy partitë e mëdha fitojnë dhe ajo që humbet më shumë është LSI.

Bashkëpunimi PS-PD

Reagimet e ditëve të fundit kanë treguar se në prapaskenë është punuar për një bashkëqeverisje mes PS dhe PD. Vetë Basha tha se Rama i ka ofruar postin e kryeministrit ndërsa vetë ka kërkuar të bëhet president. E vetmja mënyrë që të realizohet kjo skemë është pikërisht përmes bashkëpunimit mes dy partive. Por edhe pse duket si një refuzim nga ana e PD, zërat e bashkëqeverisjes janë shtuar.

Me heqjen e koalicioneve parazgjedhore shtohen akoma më shumë mundësitë e një bashkëpunimi PS-PD. Në mes është LSI dhe PD nuk do ta largojë tani, nga frika se nëse LSI shkon te PS, PD mund të pësojë disfatë. Por në momentin që nuk hyjnë bashkë në zgjedhje, pas zgjedhjeve secila palë do i bëjë llogaritë sipas interesave të saj dhe bashkëpunimi PS-PD do jetë më i lehtë.

Fati i Metës

Më i rrezikuari në gjithë këtë mes është padyshim presidenti Ilir Meta. Deklarata e Bashës se Rama donte të bëhej president është një tregues se të dyja palët kanë dashur ta nxjerrin jashtë loje presidentin. Meta në 2022 mbyll mandatin si president dhe në varësi të zgjedhjeve të 2021 do përcak-tohet dhe fati i tij. Nëse PD-LSI janë bashkë dhe vijnë në pushtet atëherë mund të marrë një mandat të dytë.

Por nëse PS fiton e vetme, apo nëse kemi një bashkëpunim PD-PS, Meta mbetet jashtë loje pasi nuk do të jetë deputet dhe s’do ketë asnjë imunitet politik. Ndërkohë që reforma po avancon dhe ndërkombëtarët duan arrestime, më i pambrojtur mbetet presidenti. Kështu që, në varësi të aleancave të prillit apo majit do të vuloset dhe fati i tij. /KLITI TOPALLI

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close