Prezantohet nesër/ Zbulohet ekipi ku është transferuar Elseid Hysaj

E ardhmja e Elseid Hysajt është prej dy vitesh një telenovelë me shumë seri.

Forma e mirë e mbrojtësit të Kombëtares në elitën e futbollit italian, ka bërë që ai shpesh të lidhet me emra të mëdhenj në futbollin europian për transferim të mundshëm brenda apo jashtë Italisë.
Mirëpo, së fundmi, e ardhmja e tij është më afër se kurrë për të mësuar destinacionin zyrtar.

Sipas mediave pranë Lacios, mbrojtësi do të prezantohet këtë të mërkurë me bardhekaltrit, për të qenë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Sarri.

Hysaj pritet që të firmosë një kontratë katërvjeçare me një pagë neto prej 1.8 milionë eurosh në vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button