Probleme me pasurinë/ Vetting-u shkarkon gjyqtaren e dosjeve “të rënda”, nga Shullazi te Tahiri

Nuk arrin që ti shpëtojë vetingut, Nure Dreni, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO, është shkarkuar nga KPK pas problemeve me pasurinë. Ajo nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e saj teksa sot është marrë vendimi që ajo të shkarkohet.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Xhensila Pine dhanë paraditen e sotme vendimin ndaj saj, duke e shkarkuar nga detyra.

Dreni u vlerësua për kriterin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, duke u gjetur e papërshtatshme për të vijuar detyrën.

E njohur si gjyqtare e dosjeve “të rënda”, në vitin 2019, Nure Dreni u dorëhoq nga gjykimi i dosjes së anëtarëve të bandës së Emiljano Shullazit, duke argumentuar se i ka gjykuar ë një proces të mëparshëm.

Gjyqtarja rezulton të ketë qenë pjesë e trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, për rishqyrtim të dosjes “Hajdari” në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Po ashtu ajo është pjesë e trupës gjykuese të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nure Dreni është gjyqtarja e cila riktheu në detyrë Luan Dacin, anëtarin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, (KPA) Luan Daci, me argumentin se nuk ka kryer falsifikim të dokumenteve, në mosdeklarimin e masës disiplinore të shkarkimit si gjyqtar, për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close