Prokurori shqiptaro-amerikan: Shqipëria ka nevojë për njerëz si Falcone dhe Borsellino

Gjon Junçaj, ish-këshilltar ligjor kundër korrupsionit, i cili ndihmoi në implementimin e reformës në drejtësi, kujtoi të shtunën 28-vjetorin e vdekjes së prokurorit anti-mafia Giovanni Falcone me një dedikim të veçantë Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook-un personal, Junçaj, tha se Shqipëria ka nevojë për prokurorë si Falcone apo kolegu i tij Paolo Borsellino, “njerëz që vlerësojnë shërbimin publik dhe institucionet publike më shumë se sa fuqia politike dhe pasuria personale”.

Gjon Junçaj

Junçaj, prokuror amerikan dhe ekspert i luftës kundër korrupsionit ka kontribuuar në Shqipëri për reformën në drejtësi duke dhënë pas vitit 2015 asistencë dhe trajnime trupës së prokurorëve, të cilët do të aspironin për strukturat e reja të drejtësisë si Struktura e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) apo Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino ishin dy prokurorët anti-mafia të fillim-viteve ’90 të cilët sollën shkatërrimin e rrjetit më të fortë mafioz të Siçilisë.

Për shkak të detyrës ata u ekzekutuan nga Cosa Nostra me atentate mafioze, Falcone më 23 maj 1992 dhe Borsellino më 19 korrik 1992.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close