Propozimet e bazës për deputetë, në listat e PD edhe Bujar Nishani, kandidojnë edhe analistë? (EMRAT)

Zbardhet lista me disa nga propozimet e bazës së Partisë Demokratike për deputetë në nivel qarku. Mes emrave ka edhe disa surpriza.

Në Lezhë është propozuar mes të tjerëve edhe emri i analistit Agron Gjekmarkaj, ndërsa në Vlorë rikthehet ish-kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, që më parë ka qenë deputet dhe ministër në qeverinë Berisha zbulon ReportTV.

Ndërkohë që Basha është kujdesur që kupola e PD-së të shkojë automatikisht në listë.

Kështu kryetari Basha, Sali Berisha, Bujar Nishani që është kryetar i Këshillit Kombëtar, por edhe sekretari i përgjithshëm Bardhi dhe dy n/ kryetarët Spaho dhe Paloka nuk futen në procesin e propozimeve nga baza, pasi pritet që të futen automatikisht në 20% që zgjedh kryesia e PD-së.

Lista e pjesshme:

Shkodër- Izmira Ulqinaki, Bardh Spahia, Voltana Ademi, Greta Bardelli, Jozefina Topalli

Lezhë- Mark Marku, Agron Gjekmarkaj

Korçë- Ervin Salianji, Ledina Aliolli

Elbasan- Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Endri Hasa

Tiranë- Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Grida Duma

Durrës-Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi

Kukës-Flamur Noka

Dibër-Dhurata Çupi, Ilir Krosi, Luan Haka

Fier – Enkelejd Alibeaj, Luan Baçi

Vlorë- Bujar Leskaj, Nada Meçorapaj, Lorenc Danaj

Gjirokastër- Arben Ristani, Dashamir Aliko, Tritan Shehu

Berat-Eduart Halimi, Juvina Qejvani, Namir Lapardhaja

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com