Protestat e dhunshme rrëzojnë në Kirgistan presidentin që vodhi zgjedhjet

Protestat e dhunshme rrëzojnë në Kirgistan presidentin që vodhi zgjedhjet

Demonstratat e forta dhe disa herë herë të dhunshme e bënë efektin e tyre në Kirgistan, ndonëse zgjedhjet në këtë vend që u fituan nga partitë në pushtet. Presidenti i Kirgistanit, Sooronbai Jeenbekov, dha dorëheqje nga posti më i lartë në vend të enjten pas trazirave rreth zgjedhjeve të kontestuara, duke thënë se dëshiron t’i parandalojë përplasjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve, të cilët e kanë kërkuar largimin e tij nga pushteti.
“Unë nuk jam duke u zvaritur pas pushtetit, nuk dua të hyj në historinë e Kirgistanit si presidenti që derdhi gjak duke qëlluar bashkëqytetarët e tij. Prandaj vendosa të lë postin” deklaroi ai.
Ai u bë presidenti i tretë i vendit të vogël të Azisë Qendrore që rrëzohet nga pushteti përmes protestave në 15 vjetët e fundit. Kirgistani u përfshi nga trazirat nga zgjedhjet parlamentare të 4 tetorit.
Opozita e kundërshtoi rezultatin e garës, sipas të cilit fitues ishin aleatët e presidentit të deritashëm, Jeenbekov, dhe mbështetësit e saj pushtuan me forcë institucionet e vendit.
Përmes një deklarate, politikani që dha dorëheqje tha se ka frikë që mund të shpërthejë dhuna, nëse protestuesit kërcënojnë se do të marshojnë në kompleksin e ndërtesave presidenciale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close