Provimet e Maturës, publikohen përgjigjet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

endra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar sot përgjigjet e testit të Gjuhës Shqipe, pasi maturantët prej tre ditësh kanë dalë në protestë, duke kërkuar që të mos nga vlerësimi në këtë test.

Në përgjigje të kësaj kërkesë, Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 pohon se është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test. Ky komitet thekson se kjo gjë do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët.

Ndërkohë ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një mesazh drejtuar maturantëve dhe prindërve të tyre, e ka cilësuar debati lidhur me testin e fundit të maturantëve si “të çuditshëm” dhe “të politizuar”.

Sipas ministres, provimet e Maturës Shtetërore nuk penalizojnë nxënësit dhe se synimi është që të matet jo vetëm niveli i njohurive që kanë por aftësia për të aplikuar këto njohuri që kanë marrë në 12 vite të sistemit arsimor para universitar.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar në faqen e saj, njërin variant të testit të Gjuhës Shqipe që ra në maturën e këtij viti. Pikërisht në këtë variant, bën pjesë dhe pyetja që u kthye në simbolin e pankartave gjatë protestës së maturantëve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close