PS “ndez” motorët e fushatës, aktori Gaz Paja shfaqet në krah të Spiropalit

Partia Socialiste tashmë ka “ndezur” motorët për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 2021.
Përfaqësuesit e PS-së kanë nisur nga puna. Ata kanë qenë të pranishëm në njësinë 13 ku kanë organizuar strukturat në këtë zonë.
Në nje takim në Tiranë, ishte e pranishme Elisa Spiropali, ministri i Diasporës Pandeli Majko se bashku me aktorin e njohur Gaz Paja, i cili njihet për mbështetjen dhe angazhimin e tij me të majtën.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që strukturat e PS të bëjnë fushatë për të siguruar sa më shumë vota për mandatin e 3-të qeverisës.

Postimi i Elisa Spiropalit

Me Pandin, Ervinin, Gazin si këshilltar bashkiak, dhe strukturat organizative të Njësisë 13, finalizuam konstituimin e Këshillit Socialist të kësaj njësie.

Urime Danielit në detyrën e kryetarit, energjia e të cilit do të përvijojë me realizimin e punëve të mira.

Procesi dinamik i riorganizimit në #PSTIRANË thelb të punës së kaqkohshme ka patur, ka dhe do të ketë vetëm komunikimin, vullnetin, vëmendjen e shtuar ndaj qytetarëve me qasjen progresiste: të shërbejmë, që të drejtojmë!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close