“Pse e nxorën nga spitali pas dy ditësh? Kam dhembje barku tha”. Drithëron babai i 29-vjeçares së ndjerë: Po të ishte fëmija vet ç’do bënte? Sot do festonte datëlindjen

Vdekja misterioze e 29-vjeçares Ardita Muça 5 ditë pas lindjes së vajzës së dytë tronditi mbarë opinionin publik.

Në një lidhje Skype me emisionin ‘Shqipëria Live”, ka qenë sot babai i të ndjerës i cili ka akuzuar mjekët për tragjedinë.

Babai i të ndjerës, Eduart Hersi, u shpreh se e kishte gocën si “kokrra e mollës”.

“Ka patur hemorragji të brendshme, nga erdhi? Pse e nxorën nga spitali pas dy ditësh?  Nuk më ka treguar gjë nëse ka patur shqetësime. Edhe kur ka dalë nga spitali e pyeta si je, mirë më tha. Kam dhimbje barku më ka thënë. I thashë shko në spital, e tha se do ikte pas dy ditësh edhe për të vizituar djalin”, tha zoti Hersi.

Ky i fundit shton se të nesërmen i ka ndërruar jetë e bija. Ai shton se si prind, mendon se përgjegjëse për vdekjen e saj është doktoresha.

“Nuk duhej të ma nxirrte gocën për dy ditë. Po të ishte fëmija i vet a do e nxirrte? Kurrë. Lek ka marrë, të gjitha i ka marrë. Unë bëj drejtësi vetë, por nuk dua. Dua që të mos i ndodhë dikujt tjetër ajo që i ndodhi vajzës sime. Ajo sot bënte 29 vjeçe, e në vend që të festoja ditëlindjen, e futa në dhe”, shpërthen në lot babai i së ndjerës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button