Pse njerëzit me sy blu janë kaq unikë?

Askush në botë nuk ka të njëjtën ngjyrë të syve, por nëse jeni me fat të keni sytë me ngjyrën e qiellit, ju jeni edhe më i veçantë.

Njerëzit me sy blu mund të kenë superfuqi që shumë pak mund t’i dinë, por ne po jua shuajmë kuriozitetin. Nuk ekziston një pigment blu në sy. Shumica e racës njerëzore merr ngjyrën e syve të tyre kafe nga melanina, pigmenti që është përgjegjës për ngjyrën e lëkurës.

Por kur bëhet fjalë për sytë blu, ata marrin ngjyrën e tyre si rezultat i pasqyrimit të dritës. Është thjesht një mashtrim që i bën oqeanin dhe qiellin të duken blu.Sytë blu mund të duket se janë me ngjyra të ndryshme në varësi të kushteve të dritës.

Kjo ndodh sepse sytë blu marrin ngjyrën e tyre nga drita që vjen brenda dhe më pas reflektohet përsëri.Një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Kopenhagenit zbuluan se të gjithë njerëzit me sy blu mund të jenë të lidhur.

Diku nga 6,000 deri në 10,000 vjet më parë, të gjithë kishin sy kafe, por në një moment, gjeni që kontrollon nivelin e melaninës në të vërtetë pësoi mutacion. Ky mutacion kufizoi sasinë e melaninës që mund të prodhonim dhe ‘holluan’ sytë kafe në blu.

Të gjithë njerëzit me sy blu e kanë trashëguar këtë ‘ndërprerës’ gjenetik pikërisht në të njëjtin vend në ADN-në e tyre.Shumica e njerëzve kanë sy kafe, ndërsa vetëm 8% deri në 10% janë me fat që të kenë sy ‘të shkruar’. Sipas “World Atlas”, shumica e njerëzve me sy blu jetojnë në Evropë. Finland a përbën përqindjen më të madhe të njerëzve me sy blu në të gjithë botën.

Kur lind një fëmijë, nuk mund të kuptoni se cila do të jetë ngjyra e syve të tyre kur të rriten. Në kohën e lindjes së tyre, foshnjat nuk kanë ndonjë melaninë në iris pjesën e syrit që përcakton ngjyrën e tyre, por pas 6 muajsh, gjenet e foshnjave përcaktojnë se sa do të jetë melanina në iris.

Në varësi të kësaj, sytë mund të mbeten blu ose të bëhen gri, jeshilë ose kafe. Nëse sytë tuaj janë me ngjyra të lehta, duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm e t’i mbroni nga dielli. Oftalmologët besojnë se njerëzit me iris blu priren të jenë më të ndjeshëm ndaj dritës.

Për shkak se sytë blu nuk kanë pigment të mjaftueshëm thithës të dritës, më shumë dritë mund të kalojë përmes irisit dhe të dëmtojë syrin. Njerëzit me sy me ngjyrë të çelur janë me fat që të kenë një tolerancë më të lartë të dhimbjes sesa njerëzit me sy të errët.

Një studiues në Universitetin e Pittsburgh anketoi 58 gra që ishin në pritje të foshnjave dhe zbuloi se gratë me sy blu ose jeshil përjetuan më pak dhimbje dhe e përballuan më mirë. Shkencëtari beson se gjenet e lidhura me melaninën mund të ndikojnë fuqimisht në tolerancën e dhimbjes.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close