Pse nuk aplikojnë bizneset për 40 mijë lekëshin? – Cilat janë subjektet që u “shpëtojnë” gjobave dhe si bëhet ankimimi

Bizneset kanë 5 ditë afat për të aplikuar për përfitimin e pagës prej 40 mijë lekë për punonjësit e larguar nga puna, në të kundërt do të përballen me gjoba deri në 50 mijë lekë për punonjës.  Por ndërsa ecuria e aplikimeve është e dobët , Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka një arsye se përse tatimpaguesit janë të tërhequr. Sipas Drejtoreshës Delina Ibrahimaj nuk është kusht pagesa e sigurimeve dhe as e detyrimeve që mund të ketë biznesi.

Ndërkaq, akti normativ për vendosjen e penaliteteve pas datës 5 qershor është depozituar për diskutim në komisionet parlamentare. Në dokument, përcaktohet se cilat janë ato biznese që i shpëtojnë gjobave në këtë rast. Konkretisht, sipas aktit normativ, subjektet, te cilat i kane trajtuar me page të plotë të punësuarit apo ish-te punësuarit nuk gjobiten per mosaplikim për përfitimin e ndihmës financiare.

Ndërkohë që u krijohet mundësia tatimpaguesve të gjobitur, për ankimim pranë administratës tatimore, duke paraqitur ne rruge elektronike, nëpërmjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit, jo me vone se 30 (tridhjetë) ditë nga data e komunikimit të gjobës, sipas Kodit të Procedurave Administrative.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close