Punojësi i bashkisë rrëzohet nga vinçi teksa po hiqte zbukurimet e Vitit të Ri

Një punonjës i bashkisë raportohet se është rrëzuar duke punuar në vinç. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e Korçës dhe nga informacionet paraprake mësohet se punonjësi, ende I paidentifikuar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se ka pësuar lëndime në trup.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai ka qenë duke hequr zbukurimet e dekorit të festive të fundvitit në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button