“Qënke si kokrra e mollës”/ Meta batuta me Voltana Ademi pas infektimit me COVID dhe daljes nga izolimi

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në nderimin e Luftës së Koplikut, aktiviteti “100 vjet qe u ndal copëtimi” i cili u zhvillua në Malësinë e Madhe.

Në këtë aktivitet, e pranishme ishte edhe kryetarja e bashkise së Shkodrës Voltana Ademi, e cila para pak ditesh ka dale nga karantina, për shkak të infektimit nga COVID-19.

Presidenti Meta, shkëmbeu dhe një batutë me kryebashkiaken në momentin që e takoi.

Kreu i shtetit, siç dëgjohet edhe në video, i thotë “qenke shume mire, si kokrra e molles”.

Ky aktivitet duket si një organizim i opozitës së Bashkuar duke qenë se ka vetëm përfaqësues të PD dhe LSI. Ndërkohë mungojnë përfaqësues të majtë si dhe kryetari i bashkisë Malësi e Madhe.

Kryebashkiaku Marinaj në një bisedë telefonike deklaroi se ka patur ftesë nga shoqata “Kënga Jone” por nuk ka qenë e parashikuar që ai të mbajë fjalën e rastit në axhendën e aktivitetit duke qenë një i ftuar si gjithë të tjerët duke berë që të mos marrë pjesë në këtë aktivitet. Të pranishëm në sallë janë vetëm eksponentë të PD dhe të LSI duke berë që ky takim për nderimin e Luftës së Koplikut të rezultojë si një aktivitet i opozitës së Bashkuar.

Sakaq, ne nje postim ne rrjetet sociale, teksa ka publikuar disa foto, kreu i shtetit thote se “gjaku i Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut nuk bëhet ujë”.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook:

I lumtur të jem sot në Malësinë e Madhe, në këtë trevë të shquar të atdhedashurisë, patriotizmit dhe luftërave për liri, për të përkujtuar së bashku me komunitetin e mrekullueshëm 100-vjetorin e Luftës së Koplikut dhe nderuar jetën, veprën dhe heroizmin e 77 Dëshmorëve të cilët derdhën gjakun për mbrojtjen e lirisë së trojeve shqiptare.
Gjaku i Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut nuk bëhet ujë!

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F625573598139337%2F&show_text=0&width=560

g.kosovari

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close