Qeveria e re në Kosovë, reagon Thaçi

Vetëm pak minuta pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan me 61 vota pro qeverinë e re, ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Hashim Thaçi ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re.

Postimi i plotë:

‘I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. HTH’, ka shkruar Thaçi.

Hashim Thaci

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button