“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar”- Yuri Kim: Ju mbështesim për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal të…

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se Shtetet e Bashkuara janë krah popullit shqiptar në mbështetje të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Teksa e konsideron kërcënim kriminal, ambasadorja Kim tha në Seminarin e OSBE-së SHBA-të do të vazhdojnë të punojnë drejtpërdrejt për një qeverisje të mirë.

Yuri Kim: “Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”. Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com