Qeveria e shtyu me një javë; Pse nuk u rikthye në punë sot transporti publik

Megjithëse qeveria lejoi që transporti publik, qytetas dhe ndërqytetas, të riniste aktivitetin sot, pasi u shty me një javë për shkak të shtimit të rasteve të reja me koronavirus, ende nuk shohim autobusë apo urbanë në qarkullim.

Rinisja e transportit po qëndron pezull për arsye se përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Publik kanë kërcënuar se nuk do të rikthehen në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre nga qeveria, kërkesa këto të cilat vijnë pas disa muajsh pezullim të aktivitetit për shkak të pandemisë COVID-19.

Përfaqësuesit e shoqatës prej disa ditësh vijojnë protestat përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kërkesat e Shoqërisë së Transportit Publik janë:

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3- Rimbursimi i kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
5- Rimbursimi i shtyrjes me një javë të hapjes së shërbimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close