Qeveria fillon fushatën, Endri Fuga publikon spotin e parë: Luli premton, por fle gjumë, Rama i bën realitet (VIDEO)

Rama – Basha

Qeveria Rama ka filluar fushatën, edhe pse na ndajnë plot 7 muaj nga data e zgjedhjeve (25 prill 2021).

Këshilltari i kryeministrit Endri Fuga ka publikuar në rrjete sociale një video-spot ku ironizohet dhe “sulmohet” kreu demokrat, kryesisht për premtimet e pambajtura gjatë fushatës së vitit 2011 kur kërkonte të bëhej kryetar bashkie i Tiranës.

Nga ana tjetër, në video shfaqen disa sekuenca kur Rama i dorëzon çelësat e shtëpisë disa familjarëve, të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Luli bën premtime dhe fle gjumë, ndërsa punë jo”, shkruan me ironi Fuga krahas videos së publikuar.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=newsbombalbania&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1309175970461634562&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.newsbomb.al%2Fqeveria-fillon-fushaten-endri-fuga-publikon-spotin-e-pare-luli-premton-por-fle-gjume-rama-i-ben-realitet-video-221555&siteScreenName=newsbombalbania&theme=light&widgetsVersion=219d021%3A1598982042171&width=550px

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close