Rajoni turistik italian gjen mënyrën ideale për të tërhequr turistë: Përgjysmohen çmimet!

Rajoni turistik i Italisë, Siçilia ka vendosur të përgjysmojë çmimet e fluturimeve për të tërhequr turistët në përfundim të izolimit nga koronavirusi.

Qeveria rajonale ka vendosur të paguajë një në çdo tre netë të fjetjeve në hotel dhe të gjitha biletat për në muzeume apo site arkeologjike.

Nje buxhet prej 50 milionë eurosh do të përdoret për të rimëkëmbur industrinë e turizmit që u godit nga koronavirusi në muajt Mars dhe Prill.

Sipas The Times, kuponat me zbritjen e çmimit do të vihen në dispozicion në faqen e internetit të turizmit të ishullit të Siçilisë.

Italia është vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi, e cila deri tani numëron 25,969 viktima dhe 192,994 të infektuar.

Burimi/ Albeu.com
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close