Rama dhe Kurti përplasen në Ohër për Min-Schengen-in

Ashtu sikurse pritej që pas fitores së Albin Kurtit, Kryeministri i Kosovës ka pasur një përplasje konceptuale me shefin e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, sa i përket nismës për të ashtuquajturin Mini-Schengen.
Në fjalimet e mbajtura gjatë forumit të Prespës, dy liderët nuk kanë qenë në sinkron me njëri-tjetrin. Rama e cilësoi projektin, një mundësi përafrimi me BE-në.

Ka të bëjë me hapësirën ku katër liritë themelore të Europës gjejnë zbatim plotësisht. Pra liria e mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitaleve. Kjo nuk është një alternativë ndryshe nga integrimi europian. Kjo është t’u japim më shumë njerëzve tanë.”

Por nuk mendon kështu Albin Kurti, i cili tha se Kosova e refuzon “mini-schegenin e Novi Sadit” një thumb nga distanca për takimin e zhvilluar më tetor të 2018-ës me Ramës, Vucicit dhe Zaevit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button