Rama i lehtësuar: BE alokon një 100 milionëshin për Rindërtimin

Kryeministri Rama është ndjerë i lehtësuar nga fakti që BE, pavarësisht krizës së koronavirusit, ka vendosur që të mbajë fjalë dhe alokojë 100 milion euro për Rindërtimin.

“Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të përballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë € e premtuar nga Komisioni Europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE2020“, shkroi Rama.

Kjo, pasi ambasadori Soreca sqaroi: “Sot Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të ofruar mbështetje shtesë urgjentisht aty ky është e nevojshme.

Kjo përfshin edhe 100 mln eurot e premtuara nga Komisioni Europian në shkurt për të mbështetur rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. Premtimi mbahet dhe dorëzohet! Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë“, shkroi zyrtari i Brukselit në Tiranë.

Kujtojmë se që kur shpërtheu kriza pandemike, e cila është më e rëndë në nivel global në terma ekonomiko-financiarë, shqetësimi i shefit të qeverisë shqiptare ka qenë një anulim i mundshëm i donacionit gjigand prej mbi 1 miliard euro.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close