Rama i shkoi në shtëpinë në fshat, Mustafa i befasuar: Ardhja e tij shenjë kujdesi dhe nder për familjen time, ja për çfarë biseduam
Kreu i LDK, Isa Mustafa ka treguar detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se takimi u zhvillua në Prapashticë, fshati afër Prishtinës ku ka dhe shtëpi.
Sipas Mustafës, ardhja e Ramës pikërisht në fshatin ku ka lindur dhe qëndron aktualisht me familjen, ishte shenjë kujdesi dhe nderi i veçantë për të dhe familjen e tij.
Ai thekson se me Ramën bashkëbiseduan për shumë tema aktuale.
‘Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time’, shkruan Mustafa.