Rama i vë kyçin zyrave të shtetit deri në korrik, nis “telepuna”

Rama i vë kyçin zyrave të shtetit deri në korrik, nis “telepuna”

Kryeministri Rama dërgon Administratën shtetërore të punojë nga shtëpia. Shkëputje nga zyra për 3 muaj për ata që preken nga Covid-19, punë me grafik në shtëpi  dhe leje të punojnë jashtë zyrës deri në korrik, për ata që kanë fëmijët në shkollë.
Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Ministrave. “Për institucionet e administratës shtetërore, në raste të veçanta dhe për arsye objektive, orari ditor i punës mund të ndryshohet me urdhër të Kryeministrit, por jo për një periudhë më të gjatë se 3 muaj”, shkruhet në këtë vendim.
Telepuna
“Gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID–19: Institucionet janë të detyruara të realizojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet kombinimit të punës në ambientet e institucionit dhe telepunës (puna në distancë on-line), me qëllim respektimin e rregullave të distancimit social ndërmjet nëpunësve/punonjësve, të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, bazuar në sipërfaqen e institucionit”, theksohet në këtë vendim.
“Institucionet duhet të përcaktojnë në mënyrë të detajuar dhe të qartë grafikun e nëpunësve/punonjësve që do të punojnë në ambientet e institucionit dhe të atyre që do të kryejnë detyrat nëpërmjet telepunës. Grafiku duhet të miratohet nga Sekretari i Përgjithshëm/titullari i institucionit; Në përcaktimin e nëpunësve/punonjësve që do të kryejnë detyrat nëpërmjet telepunës, institucionet duhet të bazohen në: vlerësimin e llojit të detyrave që ushtrojnë nëpunësit/punonjësit; evidentimin e rasteve të nëpunësve/punonjësve me patologji të ndryshme, të cilët janë më të rrezikuar në rast infektimi nga COVID-19; evidentimin e nëpunësve/punonjësve që kanë në kujdestari ligjore fëmijë deri në moshën 14-vjeç”.
Leje për fëmijët
Sipas vendimit, për rastet e parashikuara, përpara miratimit të grafikut, institucionet duhet të konsultohen me nëpunësit/punonjësit, me qëllim që të mundësohet realizimi i detyrave.
“Puna nëpërmjet telepunës ka të njëjtën kohëzgjatje kohore si edhe puna në ambientet e punës së institucionit”.
Jo vetëm kaq, por qeveria parashikon që nënpunësit që kanë fëmijë në shkollë ta fitojnë të drejtën të punojnë nga shtëpia deri në korrik 2021.
“Për periudhën e kohëzgjatjes së vitit shkollor 2020–2021, orari i punës për nëpunësit/punonjësit e përcaktuar në pikën 1, të kreut I, të këtij vendimi, që janë prindër apo kujdestarë ligjorë të fëmijëve që frekuentojnë/ndjekin arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, për ditët kur ata duhet të kryejnë detyrat në ambientet e institucionit sipas grafikut të miratuar, përcaktohet nga titullari i institucionit. Orari i punës për këta nëpunës/punonjës gjatë kësaj periudhe, përcaktohet në varësi të orarit që fëmija/fëmijët e tyre do të frekuentojnë mësimin”, shkruan vendimi, që u mundëson nëpunësve të punojnë nga shtëpia.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close