Rama ironizon “planin me 5 pika”: Nëse kjo luftë ka mbetur tek Luli, ne kemi marrë fund që të gjithë!

Rama ironizon “planin me 5 pika”: Nëse kjo luftë ka mbetur tek Luli, ne kemi marrë fund që të gjithë!

Rama ironizon “planin me 5 pika”: Nëse kjo luftë ka mbetur tek Luli, ne kemi marrë fund që të gjithë!

Kryeministri Rama mohoi në studion e emisionit “Real Story” në News 24 se është duke zbatuar një nga pikat e planit me 5 pika të kryedemokratit Basha për pandeminë Covid.
Rama: Ne sot kemi ende kapacitete të lira në spitalet Covid në Tiranë. Strategjia është e bërë nga profesionistë.
Është unikale, qesharake dhe e shëmtuar që një parti në opozitë ka një komitet ekspertësh të vetin, del Presidenti bën të vetin. Këto janë gjëra që s’ndodhin në asnjë vend tjetër. Opozita patjetër ka një rol për të luajtur, opozitat që po rriten janë ato me rol konstruktiv, jo ato që mbysin me helm.
Balla: Ai veç propozime të ka bërë, ato me 5 pika dhe disa po i zbaton, rimbursimi i recetave për ata që kurohen në shtëpi…
Rama: Nëse mbeti kjo luftë për pikat e Lulit ne kemi marrë fund që të gjithë. E vërteta është që opozitat në vende të tjera, ato që rriten, s’kam parë opozitë që del e thotë se njerëzit janë shtrirë nëpër korridore, e s’ka më kapacitete . Kjo s’ka ndodhur për fat të mirë, por t’i thuash pa ndodhur, kjo është shëmti e madhe. Ka qënë pjesë e planit edhe rimbursimi i recetave.
Balla: S’na e keni treguar
Rama: E kam thënë që kjo është një luftë që s’ka minutazh të caktuar, që s’dihet sa vazhdon. Akoma se dimë kur mbaron që të dish si t’i përdorësh municionet që ke. Kur bëhet fjalë për buxhetin në momentin e parë ti ke kapacitete, por nëse ne do kishim bërë atë që thonë këta, ne do kishim mbetur sot pa municione. Ne kalkulimet financiare i bëjmë çdo 48 orë.
Balla: 130 milionë euro është rritur importi i antibiotikëve, janë para që kanë shpenzuar shqiptarët…
Rama: Të mos bëjmë tani, të mos futemi tek ekonomia. Shifër është ajo, por varet si e interpreton. Rritja e importit të antibiotikëve po ndodh në gjithë botën. Por, kjo ka lidhje me atë që ndodh në gjithë botën, që të gjendur në kushtet e një lufte që nuk dihet sa vazhdon, krijohen stogje. E dini ju sa stok ka edhe me ushqime? Ajo që vlen të mbahet mend është se kjo qeveri ka meritën që këtë vend e ka mbajtur në ekuilibër, mes mbrojtjes nga ky armik i padukshëm, me garantim standardi të njejtë në spitalet Covid, të gjithë protokollet, kapacitetet. Falë punës së bërë në 7 vite kemi spitale dhe ka edhe meritën që deri tani ka arritur të ekuilibrojë ekonominë, punën investimet se në fund të ditësh shumë njerëz thonë çfarë i keni këto rrugë në një kohë që kemi pandeminë. Të gjithë ekspertët thanë mos mbyll shkollat, po del fjala e tyre ja ku e kam këtu edhe OBSH që thonë se shkollat duhet të qëndrojnë të hapura se fëmijët dhe adoleshentët nuk janë forcë determinuese në përhapjen e virusit. Thonë këta, e thonë sot, nesër mund të ndryshojë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close