RAMA jep lajmin që prisnin të gjithë: Në javët në vijim do të hapemi

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në javët në vijim do të fillojë hapja por duke u përforcuar masat shtrënguese për shkelësit.

Ndërkaq, i revoltuar Rama tha se Kodi ynë penal, është i vetmi në botë që s’ka asgjë për epideminë dhe u kërkoi deputetëve të votojnë pro kodit.
Shefi i qeverisë sqaroi dhe ‘çështjen e burgut’ që e artikulon aq shpesh.
“Të vijmë te halli i madh i atyre që dëgjova, se do fusim popullin në burg. Ç’lidhje ka populli me burgun. Gjobat dhe dënimet nuk janë për popullin. Unë nuk e kuptoj ca lidhje ka një dënim me popullin, populli dhe gjoba. Si vjen për popullin? Populli është ai që shkel ligjin që shkon në burg? Kush shkel ligjin është individ, nuk është populli dhe pikërisht për interesin e popullit, individi ndëshkohet.
Dhe meqë nuk doni, nuk doni se s’ka mundësi që mos e dini por nuk doni ta pranoni, ta kuptoni, s’doni ta dëgjoni që në kodin tonë penal s’ka asgjë për epideminë, është i vetmi kod penal që s’ka asgjë për epideminë”, tha Rama.
(Myslym Murrizi i ndërhyn nga vendi).
“Po boll mos më ndërprit tani, më ler të flas!
Danimarka cfarë është diktaturë? Deri në 8 vjet burg për atë që përfiton nga shkelja e rregullave, dikush që merr në qafë të tjerët se do të bëjë biznes psh. Sllovakia ca është?
M’i kishte numëruar zonja Hajdari në karantinë që kam thënë 675 herë burg. Po italia ca është që ka deri edhe burgim të përjetshëm, e ka pas dënim me vdekje dhe e ktheu në burgim të përjetshëm. Pse duhen këto masa tani? Këto masa nuk janë përgjithmonë janë për zgjatjen e fatkeqësisë, për tani, javët e muaj në vijim dhe aty mbaron efekti i tyre. Pastaj janë aty nëse larg qoftë do kemi sërish.
Nuk e di kush e përmendi Austrinë, Austria ka të njëjtin plan si ne, të njëjtin, pak më të avancuar në ditë dhe e dëgjuat kancelarin ca tha? Do hapemi por jemi gati te frenat e emergjencës që do të thotë askush nuk e di dhe ky virus nuk ikën sic iku gjermani i fundit sipas Myslymit më 28, sipas meje më 29.
Në javët në vijim do të hapemi dhe do të përforcojmë masat ndëshkuese për ata që abuzojnë me hapjen”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close