Rama kërkon në Mynih negociatat: Një shtëpi nuk funksionon nëse nipat i vënë veto gjyshërve

Rama kërkon në Mynih negociatat: Një shtëpi nuk funksionon nëse nipat i vënë veto gjyshërve

 
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga forumi Europapark në Mynih nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Teksa Shqipëria pret konferencën e parë ndërqeveritare që shënon dhe nisjen zyrtare të procesit, kryeministri ka nxitur liderët europianë të thonë po.
Rama tha se një shtëpi nuk mund të funksionojë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve duke përdorur madje dhe metafora të tjera. Nga ana tjetër ai mohoi se ka një krim shqiptar, duke ua lënë refuzimin për negociatat çështjeve të Brendshme politike të Francës dhe Holandës.
“Sa i takon zgjerimit, e kuptoj që është e vështirë të marrësh vendime të mëdha. Të nxitesh nga rrjetet sociale e gazetat nuk është burimi ku mund të gjesh forcën për t’u projektuar në të ardhmen. Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që funksionon mirë ku nipërit e vegjël i vënë VETO gjyshërve. Diçka duhet të ndryshojë në strukturë. Imagjinoj Parlamentin Europian me shqiptarët, serbët, boshnjakët, është e pamundur të funksionojë, por kjo nuk nënkupton që kjo nuk është e zgjidhshme”.
Një tjetër pikë ku u ndal Kryeministri, ishte edhe etiketimet për krimin shqiptar, ku insistoi që krimi nuk ka shtetësi. Ndërsa kërkoi nga BE që të forcohen më shumë shkëmbimet e informacioneve mes agjencive ligjzbatuese.
“Pastaj krimi shqiptar… Dëgjoni kur bullgarët donin të hynin në BE, gazetat shkruanin se ata do përpiqeshin t’i vrisnin, ashtu dhe për Rumaninë. Çdo vend që i qaset derës së unionit duhet të përballet me gjëra të tilla. Krimi shqiptar, nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Gunther përmendi diçka që është jo reale. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk shpërndahen.
Duke folur për krimin shqiptar, në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend, është e mirë për politikën por nuk është e vërtetë.
Gazeta thoshte shpërbëhet një tjetër bandë shqiptare, aty ishin vetëm dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinën e drogës.
Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet.
Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama.
Kryeministri Rama u bëri thirrje edhe bizneseve e kompanive gjermane që të investojnë në Shqipëri, duke e vlerësuar si një treg që ofron mjedis të mirë për investitorët.
“Jemi të bindur që ne ofrojmë mjedis të mirë për të gjitha kompanitë që duan të jenë të pranishëm për linjat e prodhimit për shkak të kostos së punës, për shkak se njerëzit janë mjaft të aftë edhe me gjuhët e huaja. Sjellja e njerëzve është shumë e mirë dhe kompniatë janë shumë të kënaqur me këta njerëz sepse e ndjejnë sikur po punojnë në Gjermani praktikisht. Mendoj që është një vend mjafti i mirë Shqipëria për kompanitë gjermane

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com