Rama ndryshoi Kushtetutën, PD zbùlon trukun: Listat nuk u hapën, vendet fituese zgjidhen nga kryetari i Partisë

Partia Demokratike ka reaguar l.idhur me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese gjatë paradites së sotme në Komisionin e ligjeve, duke thënë se në fakt që.llimi i vetëm i Ramës ishte heqja e koalicioneve parazgjedhore. Sipas PD-së listat nuk janë hapur sa kohë që 1/3 e tyre do të vendosen nga partia, pra nga kryetari.

Sipas PD-së kjo nënkupton se nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim. Pra, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët.

Deklarata e plotë e PD-së: Bie al.ibia, Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore. Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i L.igjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare. Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia.

“Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” – thuhet në draftin e miratuar. Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

Pra, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia dhe jo qytetarët.
.
Kjo rr.ëzon ali.binë e Edi Ramës se do të hapte listën, duke dalë zbu.luar që që.llimi i vetëm i ndryshimit është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close