Rama në spitalin COVID-3: Nëse do të ketë valë të dytë jemi gati

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital Covid-3.

Kryeministri nënvizoi edhe një herë se virusi nuk ka ikur prandaj po merren të gjitha masat.

“Virusi ende nuk ka ikur është ende këtu. Duhet të jemi gati për një valë të dytë.  Ky spital u bë gati për të qenë pjesë e frontit të përballjes nëse do na duhet të përballemi me flukes ëq kalojnë kapacitetet e spitaleve që janë përgatitur për të përballuar luftën e COVID-19″

Rama tha se në vitin 2021 pret rikthim të plotë të parametrave ekonomik.

“Ne do të arrijmë të rezistojmë mirë deri në fundin e këtij 4 mujori të dytë të vitit. Katër mujorin e tretë do të shohim rikthimin e parametrave të ekonomisë dhe do të marrim vrull për rikthimin përtej të gjithë këtyre pasojave në vitin 2021 ku presim rikthimin e plotë të parametrave.”

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close