Rama: Nëse dalim të dielën në zgjedhje, PS fiton më thellë se në vitin 2017

Kryeministri u shpreh këtë të mërkurë se nëse të dielën ka zgjedhje partia e tij del më mirë se në 2017-n ndërsa opozita më keq.

“Nuk kemi nevojë për asnjë nga këto për të fituar zgjedhjet. Jemi të vetëdijshëm sa shumë gjëra ka për të bërë, sa probleme ka qeverisja në të gjitha shkallët e veta. Jemi të vetëdijshëm për gabimet, për të metat tona, por kemi mirëkuptimin e shumicës së arsyeshme të shqiptarëve. Anketimet tona të përjavshme janë të qarta. Nëse zgjedhjet bëhen të dielën ne dalim më mirë, ata dalin më keq se në 2017-n”, tha Rama gjatë një konference me gazetarët.

Kryeministri Edi Rama mohoi të jetë si ish-kryeministri Sali Berisha sa i përket përfundimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Rama u shpreh se projektet e qeverisë së tij nuk janë asfalt elektoral. Shembull, kreu i qeverisë mori aksin Milot-Fier dhe tunelin e Llogarasë për të cilat tha se shumë shpejt puna nis edhe në terren.

“Së pari projektet për të cilat flasim nuk janë asfalt elektoral siç bëheshin në të shkuarën, por janë nga ato që nuk fillojnë në momentin kur fillojnë gërmimet, por që  kur nisin projektimet. Për këto vepra projektimet kanë nisur prej shumë kohësh. Nëse sot themi që në pak ditë do të dimë fituesin e garës ndërkombëtare për aksin Milot-Fier. Aksi Milot Fier është një aks që është bërë një investim ËBF dhe për të cilin është punuar me intensitet të madh. Nëse flasim për aeroportin e Vlorës jemi në këtë moment sepse u ndërpre procesi në pranverë kur ishte hapura gara. Nëse flasim për tunelin e Llogarisë flasim sepse kemi bërë një garë për projektin. Ka përfunduar gara, ka dalë fituesi tani dhe është në terren dhe po punon në terren”.

Kryeministri u shpreh se nuk ka nevojë për përfundimin e këtyre projekteve që të fitojë zgjedhjet.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close